Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të masave antiCOVID në tubimin e mbajtur të mërkurën në Kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit.
Edon Muçaj, drejtor i Inspektorateve në këtë komunë, njoftoi se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.
“2000 euro gjobë për AAK. Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit!Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
MIRËMËNGJESI Buxhet i Kosovës 2000€ gjobë për AAK Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!
Posted by Edon Muçaj on Wednesday, February 3, 2021