UBT News

2 mijë euro gjobë edhe për VV-në

Edhe Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për mosrespektim të masave antiCOVID.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri në Facebook shkroi se askush nuk është mbi ligjin, as VV.

“Askush mbi ligjin!As VV!Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, shkroi ai.

Askush mbi ligjin! As VV! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 25, 2021

Për organizimin e tubimeve dhe mosrespektimin e masave antiCOVID, Inspektorati i komunës së Prishtinës ka gjobitur edhe subjektet tjera politike.

Tahiri ditë më parë kishte paralajmëruar se do të gjobiten të gjitha subjektet politike që bien në kundërshtim me Ligjin për luftimin e pandemisë./UBTNews

Exit mobile version