UBT News

Miratohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ProjektLigjin për rimëkëmbjen ekonomike, me 72 vota për dhe asnjë kundër.

Pas muajsh të tërë përpjekje e shtatë tentimeve të dështuara, mosdakordimesh mes partive politike, Projektligji për rimëkëmbje ekonomike gjeti mbështetjen e dy partive politike, LDK dhe PDK, me disa ndryshime në këtë ligj.

Projektligji ka 13 nene, dhe është me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2021, ku përpos pikës së shumëpërfolur për tërheqjen e parave nga Trusti, në këtë projektligj parashihen edhe ndryshime në TVSH, si dhe tatime në të ardhurat e koorporatave.

Ndryshe, këtë projektligj e ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila kohëve të fundit nuk e kishte përkrahur asnjë iniciativë nga partia ku qëndroi për disa vjet, e ku ishte edhe kandidate për kryeministre të vendit në zgjedhjet e kaluara.

Teksa, sipas kryeministrit, Avdullah Hotit, në 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm mendohet që parat të shpërndahen për të gjithë përfituesit e rimëkëmbjes ekonomike./UBTNews

Exit mobile version