Një 19-vjeçare ka ngritur një padi kundër një spitali pasi mësoi nga një test ADN-je se ajo ishte ndërruar në lindje 19 vjet më parë, transmeton UBT News.
Zbulimi u bë në La Rioja të Spanjës pasi njëra nga vajzat nga spitali bëri testin për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare në vitin 2017.
Ajo lindi në vitin 2002 në Spitalin San Millan de Logrono, ku të dy foshnjat kishin vetëm pesë orë diferencë dhe të dyja ishin nënpeshë, me ç’rast punonjësit e spitalit i vendosën dy vajzat në inkubatorë brenda një afati të caktuar kohor.
“Në rastin e klientës sime, ajo lindi më vonë, por iu dha nënës që lindi fëmijën e parë. Kjo është neglizhencë”, tha avokati i saj Jose Saez Morga në një deklaratë për mediat lokale.
Vajza tani ka ngritur padi kundër spitalit, dhe po kërkon 4.4 milionë dollarë shpërblim./UBTNews