19 persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se janë regjistruar 703 raste të reja dhe janë shëruar 2 mijë e 255 persona.
Në 24 orët e fundit u dhanë 19 mijë e 458 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975 mijë e 279 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që qendrat e vaksinimit në Kosovë të punojnë edhe në fundjava dhe gjatë festave zyrtare.
Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 20 mijë e 652./UBTNews