UBT News

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 19 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 6 mijë e 79 testime rezultuan 279 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit u shëruan 1 mijë e 269 pacientë që ishin të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 464.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 18 mijë e 960 vaksina anti-COVID, ndërsa numri total i dozave të administruara në Kosovë që nga fillimi i vaksinimit është 1 milion e 129 mijë e 250./UBTNews

Exit mobile version