UBT News

19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve janë shëruar edhe 21 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 434.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19, e që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 992 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version