UBT News

19 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 100 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se katër pacientë janë në respirator, 66 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se tetë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital, janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version