UBT News

19 mijë persona janë evakuuar nga Afganistani, vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Shtëpia e Bardhë mëngjesin e kësaj të mërkure bëri të ditur se rreth 19 mijë njerëz ishin evakuuar nga fluturimet e ushtrisë amerikane gjatë 24 orëve të fundit.

Pentagoni tha të martën se ka rreth pesë mijë njerëz në aeroportin në Kabul që presin të hipin në fluturimet, teksa fluturimet po zhvilloheshin çdo 45 minuta, shkruan CNN.

Përveç kësaj, dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN të martën se trupat e para amerikane kanë filluar të largohen nga vendi ndërsa përpjekjet për evakuim hyjnë në javën e fundit.

Presidenti Joe Biden do të qëndrojë, tani për tani, me afatin e 31 gushtit për të tërhequr trupat amerikane, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Exit mobile version