Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 185 raste aktive me COVID-19, si dhe vetëm tetë pacientë në hospitalizim.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se është lajm i mirë që aktualisht janë vetëm tetë pacientë në hospitalizim.
Në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u apelua tek qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikmëri masat kundër përhapjes së virusit.
“Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1 mijë e 276 raste pozitive në total, 1 mijë e 43 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në hospitalizim dhe 152 mostra në pritje”, njoftoi komuna e Gjilanit./UBTNews