Sot u bënë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se më 4 janar të vitit 2003, Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e kolonelit Tahir Zemaj.
“Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës.Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, theksoi Mustafa./UBTNews