UBT News

18 vjet burg për gruan që vrau të dashurin e saj në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 18 vjet burg gruan që vrau të dashurin e saj, më 31 gusht të vitit 2018.

Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj, e pandehura M.P. është dënuar për vrasje me 17 vjet dhe me dy vjet për armëmbajtje, ndërsa dënimi unik është në kohëzgjatje prej 18 vjetësh.

E pandehura më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka vrarë A.K., me të cilin ishte në lidhje dashurie. Pas vrasjes, ajo ishte arratisur në Gjermani, ku pas vërtetimit të vendndodhjes, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version