Anjeza Bellanica është viktima më e re e konfirmuar deri tani nga aksidenti në Kroaci. E ndjera ishte 18 vjeçe nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit.
Familjarët në Kosovë nuk kanë dashur të flasin para kamerës por kanë treguar se e ndjera kishte qenë e vetme nga familja në autobus, pasi kishte dashur të vijë sa më shpejtë në vendlindje duke mos i pritur as të tjerët që kishin planifikuar të niseshin me veturë një javë më vonë.
Familjarët po ashtu kanë treguar se Anjeza kishte shkuar në Gjermani para afër pesë vjetësh, ku ka mbaruar shkollën e mesme për infermieri dhe në tetori priste të fillonte punën.