Situatë e jashtëzakonshme. Pandemia Covid 19 ka arritur të jetë e frikshme sipas shifrave të fundit të rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve si pasojë e saj.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2,295 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 24.939.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 24.939.