UBT News

18 raste të reja me COVID-19

18 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 54 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 637.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 817 mijë e 741 doza të vaksinës. Deri më sot 818 mijë e 361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 98 mijë e 637 të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version