Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë se rreth 18 milionë njerëz në Ukrainë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në mes të shkatërrimit dhe zhvendosjes pas pushtimit të Rusisë.
Presidenti i FNKK, Francesco Rocca thotë se Kryqi i Kuq i Ukrainës ka arritur t’i ndihmojë 400 mijë njerëz me artikuj si ushqim, shtrat, batanije, tenda dhe ujë që nga pushtimi më 24 shkurt. Popullsia e Ukrainës para luftës ishte 44 milionë.
Ai u tha gazetarëve në një konferencë të OKB-së në Gjenevë të martën se “askush në Ukrainë nuk ka mbetur i paprekur nga konflikti në vazhdim”.
Në të njëjtën konferencë, zëdhënësi Ewan Watson i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq – një organizatë motër – tha se “koha po mbaron” për civilët në Mariupol dhe zona të tjera të vijës së frontit që kanë qenë kohët e fundit, në pamundësi për të marrë ndihmë humanitare./UBTNews/