Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi gjatë një takimi sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh, ka diskutuar mbi organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor.
Radoniqi e njoftoi ambasadorin gjerman se procesi i organizimit zgjedhor po zhvillohet sipas planit dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të besueshëm.
Kryetari Radoniqi theksoi se KQZ është në fazën përfundimtare të përgatitjeve logjistike, përfshirë shpërndarjen e materialeve zgjedhore.
Ndërsa, ambasadori Rudolph shprehu interesimin e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe transparencës gjatë periudhës zgjedhore./KP
