UBT News

18 fëmijë kanë vdekur në Uzbekistan pasi konsumuan shurup që u prodhua në Indi

Të paktën 18 fëmijë kanë vdekur në Uzbekistan pasi konsumuan një shurup medicinal të prodhuar nga prodhuesi indian i barnave Marion Biotech, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Uzbekistanit.

Ministria tha se 18 nga 21 fëmijë që morën shurupin Doc-1 Max, e që vuanin nga një sëmundje akute respiratore, vdiqën pasi e konsumuan atë. Ky produkt shitet përmes faqes së internetit të kompanisë si një trajtim për simptomat e ftohjes dhe gripit.

Shurupi përmban etilen glikol, për të cilin ministria tha se është substancë toksike. Shurupi u importua në Uzbekistan nga Quramax Medical. Shurupi iu dha fëmijëve pa recetën e mjekut.

India nisi inspektimin e disa fabrikave të barnave në të gjithë vendin për të siguruar standarde të larta të cilësisë./UBTNews/

Exit mobile version