UBT News

18 elefantë u mbytën nga vetëtima

Një tufë me 18 elefantë kanë ngordhur pasi u goditën nga vetëtima në Nagaon, në shtetin verilindor indian të Assamit.

Zyrtarët shtetërorë thonë se elefantët ngordhën pasi vetëtima goditi pyllin e mbrojtur të Kandolit. Banorët e asaj ane njoftuan autoritetet pasi gjetën kufomat e kafshëve në pyll.

Autoritetet u shprehën të shqetësuar për numrin e madh të elefantëve që ngordhën, teksa urdhëruan fillimin e hetimit për këtë rast.

Në Indi janë mbi 27 mijë elefantë, ku 21% prej tyre janë në Assam. Kjo është hera e parë pas 20 vitesh që në Assam një numër i madh i elefantëve ngordhën brenda një periudhe./UBTNews

Exit mobile version