UBT News

175 raste aktive në Gjilan

Në komunën e Gjilanit janë aktualisht 175 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e sotme deklaroi se të enjten ekipet e shëndetësisë primare kanë realizuar 33 vizita në shtëpi të pacientëve të prekur me COVID-19.

Ismajli u ka bërë apel qytetarëve, gastronomisë dhe qendrave tregtare që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve për barjtjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së virusit.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë marrë 8 mijë e 906 mostra, 3 mijë e 333 persona rezultuan pozitiv me COVID19, 3 mijë e 54 u shëruan, 104 persona kanë vdekur, 175 raste janë aktive, 28 pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version