UBT News

17 vjeçari nga Kosova që theri mësuesën në Gjermani, jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premten Gjermaninë. Në një shkollë të qytetit të Essenit, një mësuese është therur me thikë nga një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Policia ndërhyri menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar të dyshuarin. Si autori, ashtu edhe viktima u transportuan në Spitalin Universitar të Essenit.

Sipas mediave gjermane, pas ndërhyrjeve kirurgjikale, të dy ndodhen në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./D.B/EO

Exit mobile version