Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 17 raste të vdekjes nga COVID-19, mes tyre edhe një 21-vjeçar nga komuna e Prishtinës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nga 3 mijë e 364 mostra të marra janë regjistruar 781 raste të reja pozitive me COVID-19. Komuna me më së shumti raste të reja del të jetë Prishtina, me gjithsej 243 raste.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 764 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 69 mijë e 887. Ndërsa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 808./UBTNews
(Autorja e tekstit është Melisa Llausha, studente e fakultetit Media dhe Komunikim në UBT)