UBT News

17 të lënduar pas shpërthimit të fishekzjarreve të paligjshme në Los Angeles

Të paktën 17 persona u lënduan nga një shpërthim i madh, gjatë mbrëmjes së mërkurës, pas përpjekjeve të Departamentit të Policisë në Los Angeles për të shpërthyer një depo fishekzjarresh të paligjshne.

Dhjetë nga të plagosurit janë policë nga Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD), njëri është një oficer i ATF-së (Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve në SHBA) dhe gjashtë të tjerë janë civilë.

“Oficerët tanë të skuadrës për deminimin e bombave ishin në procesin e sekuestrimit të gati 3000 kilogramë fishekzjarreve të paligjshme në zonën e Rrugës 27 dhe San Pedro”, shkroi LAPD në Twitter, shkruan ABC News.

Shpërthimi dëmtoi makinat dhe ndërtesat përreth, ndërkaq nga Policia kanë thënë se evakuimet do të vazhdojnë për orë të tëra, derisa shtuan se akoma nuk dihet shkaktari i shpërthimit.

Exit mobile version