Në 24 orët e fundit u regjistruan 17 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe pesë qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 335.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 349 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 612 mijë e 311 doza të vaksinës./UBTNews