UBT News

17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 117 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër janë në respirator, 91 në oksigjeno-terapi, ndërsa 17 prej tyre në gjendje më të rëndë.

Spitali i Pejës njofton se nga personeli aktualisht janë 29 të infektuar me COVID-19, 10 prej tyre mjekë, 12 infermierë dhe shtatë punëtorë të shërbimit administrativ dhe teknik.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version