17 pacientë me COVID-19 dhe 33 postCOVID janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa një pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postcovid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, tre pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, dy pacientë
Spital i Pejës, katër pacientë
Spitali i Gjakovës, shtatë pacientë
Spitali i Mitrovicës, një pacient
Spitali i Ferizajt, dy pacientë