UBT News

17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 130 pacientë me COVID-19. Spitali njofton se tre pacientë janë në respirator, 105 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 17 pacientë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i spitalit aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë dhjetë mjekë, dhjetë infermierë dhe tetë punëtorë të Shërbimit Teknik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dhjetë pacientë që po shëroheshin në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version