Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 168 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka apleuar qytetarët t’i respektojnë masat antiCOVID dhe t’i bartin maskat.
Nga 9 mijë e 113 mostra, 3 mijë e 395 raste rezultuan pozitive, 3 mijë e 123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, ndërkaq raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat./UBTNews