Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 167 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 563 testime. Duke bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 29.66%.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 29 persona.
Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.