Mjeshtri adoleshent i shahut i Indisë, Rameshbabu Praggnanandhaa mposhti numrin një të botës në shah, Magnus Carlsen, në një kampionat që u mbajt online.
Praggnanandhaa, 16-vjeçar, i cili në vitin 2016 u bë mjeshtri ndërkombëtar më i ri në histori në moshën 10-vjeçare, mposhti Carlsen të hënën mbrëma në turneun e shahut, Airthings Masters.
“Është koha për të shkuar në shtrat pasi nuk mendoj se do të ha darkë në orën 02:30 të mëngjesit”, tha Praggnanandhaa dukshëm i qetë pas fitores.
Edhe disa lojtarë të tjerë e kanë mundur Carlsen, përfshirë këtu indianët Viswanathan Anand dhe Pentala Harikrishna, por Praggnanandhaa është më i riu qëkur norvegjezi u bë kampion bote në vitin 2013./UBTNews