UBT News

16-vjeçari e kërcënon me thikë sigurimin e shkollës në Gradicë të Drenasit

Sigurimi i shkollës fillore të fshatit Gradicë të Drenasit është kanosur me thikë nga një ish-nxënës i asaj shkolle.

I dyshuari është 16-vjeçar, ka raportuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00.

Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version