UBT News

16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.

Sipas, doktor Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuara nga COVID-19 në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara. 

Ndonëse ditën e fundit numër i madh i shtatzënave kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ai thotë se numri i vdekjeve është në proporcion me të tjerët.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar, të tjerat janë stabile. Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë”, deklaroi ai.

Exit mobile version