16 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 402, kurse tetë persona janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 826 mijë e 580 doza të vaksinës.
Deri sot 822 mijë e 166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 101 mijë e 781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/