UBT News

16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

16 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 35 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 263.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 87 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version