UBT News

16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 16. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 693 doza të vaksinës. Deri më sot 824 mijë e 875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 853 persona.

Exit mobile version