Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 126 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews