Rusia lëshoi gjithsej 36 raketa me bazë ajrore dhe detare, raketa të drejtuara ajër-tokë dhe raketa kundër anijeve në Ukrainë në orët e para të së enjtes, sipas zyrtarëve ukrainas.
Të paktën 16 u qëlluan nga bateritë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thonë forcat ajrore të Ukrainës.
Në mesin e tyre, mbrojtja ajrore në jug rrëzoi tetë raketa Kalibr të shkrepura nga një anije në Detin e Zi, thanë zyrtarët ukrainas. Raketa të tjera goditën Ukrainën veriore dhe perëndimore, si dhe rajonet qendrore të Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad.
Bombardimi gjatë natës nuk pati një ndikim të madh në energjinë elektrike, thanë ministri i energjisë i Ukrainës, German Galushchenko dhe operatori kombëtar i rrjetit energjetik Ukrenergo./UBTNews/