Në rastin e Salih Mustafës, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të ftojë për dëshmi 16 dëshmitarë ose edhe më shumë. Kështu bëri të ditur Prokurori i Speciales, në konferencën statusore që po mbahet sot.
“Sa i përket volumit të çështjes në përgjithësi Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në pesë dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, do të mbështetet në këta pesë dëshmitarë edhe gjatë gjykimit. Gjatë këtij procesi pritet të shtohen edhe 11 dëshmitarë të tjerë, ky numër mund të ndryshojë varësisht nga procesi i hetimeve që kanë mbetur në këtë fazë. Gjithsej do të ftohen 16 dëshmitarë ose edhe më shumë, nuk mund të parashikojë që mund të ketë edhe më shumë në këtë fazë”, tha Prokurori i Speciales.
Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në të njëjtën ditë.