UBT News

157 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit, teksa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime që t’iu përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9 mijë e 214 mostra, 3 mijë e 418 kanë rezultuar pozitive, 3 mijë e 157 janë shëruar, 107 të vdekur, 157 raste janë aktive, 19 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 184 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version