UBT News

153 dëshmitarë në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, janë 153 dëshmitarë të përfshirë. Kështu u bë e ditur në seancën statusore që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria kërkoi masë mbrojtëse për dëshmitarët.

Në këtë konferencë prokuroria potencoi se nuk ka asnjë pengesë që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të fillojë verën e vitit të ardhshëm. Kjo u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të cilët vlerësojnë që gjykimi duhet të fillojë në vitin 2022./UBTNews

Exit mobile version