152 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe kohore nuk u shënua asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së, në Kosovë janë shëruar edhe 20 pacientë, kurse numri i rasteve aktive në Kosovë është 872.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 102 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 683 mijë e 758 doza të vaksinës./UBTNews