UBT News

152 mijë e 734 raste të reja me COVID-19 në Indi

Në Indi janë regjistruar 152 mijë e 734 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e ulët e infektimit me COVID-19 që nga 11 prilli.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 mijë e 128 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Indi ka shkuar në 28 milionë, teksa numri i rasteve të vdekjes është 329 mijë e 100./UBTNews

Exit mobile version