Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rënie. Gjatë ditës së enjte u shënuan vetën tetë raste me këtë virus, ndërsa dy qytetarë humbën jetën.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 151.
“Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.
Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.