UBT News

150-300 euro për të infektuarit me COVID-19 në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim për t’i përkrahur me nga 150 deri në 300 euro të prekurit me COVID-19.

Ndihmë do t’iu ofrohet edhe familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e COVID-19.

“Me iniciativën e asambleistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrur vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 300 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike e Kosovës dhe grupi i asambleistëve falenderon të gjitha subjektet politike në Vushtrri për mbështetjen e kësaj nisme që u iniciua nga asambleisti i PDK-së, Lorik Maxhuni.

“Jemi të lumtur që kjo përkrahje financiare sado e vogël do të gjejë zbatim, në këtë krizë që po e kalojmë”, thuhet mes tjerash./UBTNews

Exit mobile version