Një 15-vjeçar nga Kosova u godit për vdekje nga treni në Nauchatel të Zvicrës. Lajmin e ka konfirmuar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjës dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku!”, shkroi Pacolli në Facebook.
15-vjeçari ishte me prejardhje nga fshati Panorc i komunës së Malishevës./UBTNews