Pas tërheqjes së trupave ruse nga periferitë e Kievit, zbulimet e varrezave masive, disa prej tyre me duar të lidhura pas shpine dhe shumica prej tyre që u qëlluan në kokë, në qytetet sikurse Bucha tronditën botën.
14-vjeçari Yura Nechyporenko nga Bucha u frikësua se do të bëhej një nga ta pasi u takua me forcat ruse të cilat pushtuan rrugët ku u rrit ai. Ai ishte edhe dëshmitar i vdekjes së atit të tij, në pamundësi për t’ia shpëtuar jetën.
Yura dhe babai i tij ishin rrugës për të vizituar fqinjtë e pambrojtur që strehoheshin në bodrume kur hasën në një ushtarak të vetëm rus. Biçikletat e tyre ishin të lidhura me një pëlhurë të bardhë, si shenjë që ata po udhëtonin në paqe.
“Ne shkuam me biçikletë deri aty. Ushtari rus erdhi nga këndi i ndërtesës prapa. Fillimisht, gryka e armës së tij ishte drejtuar nga toka, por më pas ai ngriti grykën, dhe e drejtoi atë drejtpërdrejt nga ne dhe na tha të ndalonim në rusisht”, deklaroi ai.
Por para se t’ia shpjegonin atij se çfarë po bënin, ai gjuajti dy herë në drejtim të tyre, duke ia vrarë babanë para syve të tij. Ai po qëndronte i shtrirë në asfalt, pranë babait të tij i cili ndërroi jetë. Edhe atë e kishin goditur disa plumba, por pa lëndime serioze. Yura qëndroi i shtrirë në rrugë, duke pritur që ushtari të largohej. Pastaj ai vrapoi. Ai arriti në kopshtin ku punonte nëna e tij dhe ku disa banorë e përdornin bodrumin si strehë. Ata u tronditën kur panë djalin dhe i dhanë ndihmën e parë.
Ai e kuptoi se duhej të shkonte në shtëpi. Ai u kthye në ato rrugë, duke mos e ditur se ky mund të kishte ushtarë tjerë.
Kur arriti në shtëpi, familja e tij ia thirri policinë. Nga policia thanë se nuk mund t’i ndihmojnë asgjë sepse ata s’e kontrollojnë atë zonë, sipas familjes. Edhe ambulanca e tha të njëjtën. Policia i tha familjes se oficerët nuk dinin se çfarë të bënin me rastin, sipas xhaxhait të djalit, Andriy. Yura thotë se bluza e tij ngjyrë hiri ia shpëtoi jetën dhe po vazhdon ta ruajë atë.
Pas tërheqjes së Rusisë, familja e Yura transferoi trupin e babait të tij nga një varr i improvizuar në një varrezë lokale. Ata sollën babanë e Yura në shtëpi me një karrocë dore. Ai u rrotullua në një qilim dhe u vendos në një derë të vjetër prej druri.
Mes tingujve të granatimeve dhe armëve, ata e varrosën në oborrin pas pylltarisë, në një nga varret e shumta të improvizuara gjatë pushtimit njëmujor rus. Yura dhe familja e tij u larguan nga Bucha të nesërmen përmes një korridori të rrallë evakuimi.
Yura mbushi 15 vjet pa babanë e tij, i cili zakonisht e përgatiste drekën në skarë për ditëlindjen e djalit të tij. Ndërsa hetimet për mizori si kjo vazhdojnë, gjithçka që Yura dëshiron është drejtësi./UBTNews/