UBT News

15 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Uganda

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 113 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi rrëshqitjet e dheut goditën disa fshatra në lindje të Ugandës.

Reshjet e ditëve të fundit me intensitet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vend, me mijëra banorë që kanë braktisur shtëpitë e tyre, në kërkim të një vendi më të sigurt.

Ekipet e shpëtimit dhe ushtria ndodhen në terren dhe po punojnë për t’i dhënë ndihmë çdo personi në vështirësi.

Zona në fjalë është malore dhe është goditur nga fatkeqësi të ngjashme në të kaluarën, duke përfshirë një ortek që vrau të paktën 80 njerëz në vitin 2010.

Exit mobile version