UBT News

15 ushqimet që shkatërrojnë lëkurën tuaj pa e kuptuar!

Baza e një lëkure të mirë qendron tek një ushqim i mirë.

E kundërta? Tek një stil jo i mirë i të ushqyerit.

Neps ju rendit më poshtë 15 ushqime të cilat duhet t’i konsumoni gjithnjë e më pak, për të patur një lëkurë të shëndetshme e të ndritshme për një kohë të gjatë. 

1- Donuts

Përmbajnë jashtë mase sheqer, prandaj janë të dëmshme për lëkurën tuaj.

 2- Pijet e gazuara

Gazi dhe sheqeri i tepërt që gjendet tek këto pije shkatërron kolagjenin, proteinën që e ndihmon lëkurën të duket mirë.

3- Ushqimet e skuqura

Kanë një ndikim negativ në qarkullimin e gjakut dhe kjo dukshëm do të manifestohet edhe në lëkurën tuaj.

4- Alkooli

Ka efekt diuretik duke nxjerrë kështu jashtë trupit lëngje të konsiderueshme. Njëkohësisht acaron lëkurën dhe aknet (nëse keni).

5- Orizi i bardhë

Nuk është tërësisht i pashëndetshëm por nëse shoqërohet më përbërësit e gabuar, ju shkakton probleme me tretjen.

6- Karamelet

Sheqeri i përpunuar tek këto produkte dëmton lëkurën tuaj duke shkaktuar inflamacion.

7- Patatina të kripura

Kripa e tepërt shkakton mbajtjen e ujit në trup. Kjo do të jetë një bezdi për ju që do e ndjeni madje edhe tek lëkura.

8- Kafeja

Kafeja është një portë e hapur për shumë probleme të lëkurës. Ajo dehidraton lëkurën tuaj. Kafeina ndërpret gjumin dhe kjo do të manifestohet në lëkurën tuaj.

9- Kokoshkat 

Një kuti e madhe nga ajo që ju shkon syri sapo shkoni në kinema, ka plot 1000 kalori. Shtoji kësaj sasinë e kripës dhe cilësisë së gjalpit ajo vajit me të cilin janë gatuar, efektet negative në lëkurë janë të mëdha.

10- Mishi i procesuar

Duke qenë se përmbajnë konservantë, konsumojini sa më pak dhe pini shumë ujë pasi t’i keni ngrënë ato.

11- Buka e bardhë

Buka e bardhë është e njohur për të përkeqësuar fytyrën tuaj.

12- Salcat

Janë të pasura në kripë, sheqer, konservues dhe në thelb nuk kanë asgjë të shendetshme. Konsumojini në porcione shumë të vogla.

13- Çajërat e ëmbëlsuar

1 gotë çaji e ftohtë që blihet e gatshme, përmban deri në 10 lugë sheqer. Llogaritë e efekteve tek lëkura, i bëni vetë.

14- Majoneza

Yndyra e lartë mund të manifestohet me një lëkurë të skuqur dhe të irrituar.

15- Pijet energjike

Këto pije ju premtojnë energji, por në të vërtetë ju bombardojnë me sheqer, kafeinë dhe me stimulantë të tjerë.

Exit mobile version