Rrëshqitjet e dheut në Perunë jugore kanë lënë të paktën 15 persona të vdekur, 20 të plagosur dhe dy të zhdukur, thanë autoritetet të hënën, duke paralajmëruar se numri i katastrofës mund të rritet.
“Numri i personave të vdekur deri më tani është rritur në 15”, tha drejtoria e Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në rajonin e Arequipas, ku filluan rrëshqitjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Më të goditurit ishin katër fshatra në një zonë të quajtur Nicolas Valcarcel.
Sipas raporteve, në të gjithë Arequipan rreth 12,000 njerëz kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre ose janë prekur ndryshe nga fatkeqësia natyrore./UBTNews/