Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën epidemiologjike, nuk ka as pacientë të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 67.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 830 mijë e 8 doza të vaksinës./UBTNews/